Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Durrës, arrestohen dy shtetase të huaja, procedohen tre të tjerë
Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në qytetin e Durrësit pas tre javësh hetime. Për pasojë janë arrestuar dy shtetase të huaja, nga Venezuela dhe Kolumbia’ Po ashtu janë proceduar penalisht dhe tre persona të tjerë për veprën penale ‘prostitucioni’. Gjatë operacionit policor, janë sekuestruar një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria e paligjshme dhe 6 celularë dhe dokumente identifikimi të të arrestuarve. Njoftimi i policisë: Durrës/Hetime intensive në vijim dhe kontrolle në ambiente të ndryshme, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Finalizohet pas 3 javësh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “STORM 7”. Zbulohet në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion. Arrestohen në flagrancë 2 shtetaset e huaja që e kishin marrë me qira apartamentin, për...