Qiratë e banesave dhe librat shkollorë më të shtrenjtë se kurrë, inflacioni shënon sërish rritje

Qiratë e banesave dhe librat shkollorë më të shtrenjtë se kurrë, inflacioni shënon sërish rritje

Inflacioni  i është rikthyer një rritjeje të lehtë gjatë shtatorit Sipas INSTAT Indeksi i Çmimeve të Konsumit  rezultoi 2,4 % nga 2.3% që ishte një muaj më parë. Ndikim kryesor duket se kanë dhënë grupi i arsimit dhe qiratë. Kjo lidhet me faktin se gjatë shtatorit në vend ka nisur viti i ri shkollor por edhe përgatitjet për në universitete. Sipas INSTAT Krahasuar me muajin Gusht 2025, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” shënoi rritje me 2 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1, %  e më pas “Ushqime dhe pije joalkoolike”. Ndërkohë çmimet e grupit “Transporti” kanë vijuar që të pësojnë ulje. Vetëm pak javë më parë Banka e Shqipërisë vendosi që të ulë normën bazë...