Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zbulohet laborator droge në Mirditë/ Dy persona në pranga, sekuestrohen mbi 33 kg kanabis dhe 220 bimë narkotike
Një operacion disa-javor i Policisë së Lezhës ka çuar në goditjen e një tjetër rasti të kultivimit dhe përpunimit të drogës në veri të vendit. Operacioni policor, i koduar “Processing”, u finalizua me zbulimin e dy parcelave me bimë narkotike dhe një ambienti të përshtatur për tharjen e tyre, në fshatin Shtuf të njësisë administrative Kaçinar. Si rezultat i hetimeve me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Sektorin Operacional, u arrit të zbuloheshin: 220 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie (një pjesë u sekuestrua si provë materiale); Rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike, në proces tharjeje; Një ambient i përshtatur posaçërisht për tharjen dhe përgatitjen e drogës për shitje. Policia vuri në pranga: Preng Marku, 31 vjeç, banues në fshatin Shtuf, kapur...