Berisha: Narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në sallën e gjyqit, ministrja Koçiu lau duart

Berisha: Narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në sallën e gjyqit, ministrja Koçiu lau duart

Kryetari i Partisë Demokratike ka lëshuar akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” pas ngjarjes tragjike ku një gjykatës u vra brenda sallës së gjyqit. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ai deklaroi se “narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij”, duke e cilësuar aktin si një pasojë direkte e dështimit institucional. Sipas kreut demokrat, vendimi i qeverisë i datës 8 korrik 2020, i cili anuloi një vendim të mëparshëm të vitit 2010 që ngarkonte Policinë e Shtetit me sigurinë e gjykatave, ka lënë institucionet të pambrojtura. “Edi Rama e kaloi sigurinë e gjykatave tek Policia e Xhepit,” tha ai, duke akuzuar se mbrojtja e institucioneve të drejtësisë i është dhënë strukturave joformale dhe pa përgjegjësi ligjore. “Mblidhemi...