Spiropali reagon ashpër kundër komenteve negative në rrjet që glorifikojnë vrasësin e gjyqtarit Kalaja

Spiropali reagon ashpër kundër komenteve negative në rrjet që glorifikojnë vrasësin e gjyqtarit Kalaja

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj komenteve negative në rrjetet sociale kundër gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e Gjykatës së Apelit. “Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lumë komentesh të neveritshme në adresë të viktimës. Po aq indinjuese është edhe tentativa për të justifikuar vrasësin për veprimin ekstrem që mori një jetë njeriu dhe lëndoi dy të tjerë. Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve duke shfrytëzuar lirinë për të shkruar e komentuar në hapësirën digjitale, nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria Europiane. Ndërkohë që me BE-në po negociojmë për t’iu afruar përherë e më shumë standardeve...