Depresioni nuk është i njëjtë tek gratë dhe burrat, ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Depresioni nuk është i njëjtë tek gratë dhe burrat, ja çfarë zbuloi studimi i fundit

Gratë janë më të predispozuara gjenetikisht për të shfaqur çrregullime depresive, në krahasim me burrat, sipas një studimi të studiuesve australianë të botuar në revistën Natura Communications. Në këtë studim shkencëtaret analizuar AND-snë e rreth 200 mijë personave që vuanin nga depresioni, për të identifikuar tregues të përbashkët të depresionit. Rezultatet e studimit treguan se gratë kishin pothuajse dy herë më shumë tregues gjenetikë të lidhur me depresionin sesa burrat, sipas studimit, i cili u drejtua nga Instituti Berghofer për Kërkime Mjekësore në Australi. “Identifikimi i faktorëve gjenetikë të zakonshëm dhe specifikë tek burrat dhe gratë na lejon të kuptojmë më mirë shkaqet e depresionit dhe hap rrugën për trajtime më të personalizuara”, tha studiuesja Jodi Thomas në një deklaratë. Studiuesit identifikuan rreth 13,000 tregues...