Blenë apartamentet në Fier, por nuk i pajisin me certifikata pronësie, banorët: Balluku s’na dha zgjidhje

Blenë apartamentet në Fier, por nuk i pajisin me certifikata pronësie, banorët: Balluku s’na dha zgjidhje

Zvarritja e procesit për pajisjen me certifikata pronësie ngriti në protestë rreth 80 qytetarë që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë pallat 12-katësh në lagjen “Apolonia” në Fier. Banorët e këtij pallati thonë se apartamentet dhe njësitë e shërbimit i kanë blerë që prej vitit 2007, por Agjencia Shtetërore e Kadastrës në Fier nuk i pajis me certifikata pronësie, ndonëse kanë shlyer çdo detyrim ndaj pronarit të pallatit dhe shtetit. Banorët thonë se për këtë problematikë që vijon prej 18 vitesh i janë drejtuar edhe Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, por pavarësisht përpjekjeve situata mbeti e pandryshuar. Ndërtuesi i pallatit, Njazi Vrenozi thotë se problemi për mospajisjen e banorëve me certifikata pronësie nisi për shkak të mospërputhjes së sipërfaqes së deklaruar nga ish-pronarët me sipërfaqen...