Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në protestën kundër qeverisë, 24 të vrarë dhe 47 të plagosur nga sulmet me bomba
Të paktën 24 persona janë vrarë dhe 47 të tjerë janë plagosur gjatë një proteste kundër qeverisë ushtarake të Myanmarit, pasi një parashutë motorike e ushtrisë hodhi dy bomba mbi turmën e njerëzve. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje, në kohën kur rreth 100 persona ishin mbledhur në rajonin Chaung U, në qendër të Myanmarit, për të festuar një festë kombëtare. Që prej vitit 2021, kur ushtria mori pushtetin, duke shkaktuar një luftë civile me grupe rezistence dhe milicia etnike, mijëra kanë humbur jetën dhe miliona janë zhvendosur. Pas humbjes së kontrollit mbi më shumë se gjysmën e territorit, ushtria po përparon përsëri me një fushatë të ashpër bombardimesh ajrore dhe sulmesh të egra. Rajoni i sulmuar është pjesë e provincës Sagaing, një prej zonave...