Gjermania shtrëngon politikën e migracionit- Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar

Gjermania shtrëngon politikën e migracionit- Pritet heqja e nënshtetësisë së përshpejtuar

PASAPORTA GJERMANE GJERMANI- Ka më shumë se një vit, që në Gjermani janë në fuqi rregulloret e shkurtuara për marrjen e nënshtetësisë. Tani si rregull, marrja e nënshtetësisë është e mundur pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani, në vend të tetë viteve si më parë. Por në rast të përpjekjeve të veçanta për integrimin, natyralizimi i përshpejtuar bëhej i mundur vetëm pas tre vitesh. Koalicioni i konservatorëve dhe socialdemokratëve, CDU/CSU dhe SPD tani dëshiron ta shfuqizojë këtë opsion veçanërisht të përshpejtuar. Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt beson se "natyralizimi turbo", siç quhej, i arritur nga qeveria e koalicionit të mëparshëm ishte i gabuar. Kriteret që mundësonin nënshtetësinë e përshpejtuar Për të aplikuar për marrjen e përshpejtuar të nënshtetësisë pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë rezultate veçanërisht të mira integrimi, për...