Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Lufta në Gaza, Trump kërkon ndihmën e Erdogan
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka “kërkuar shprehimisht” Turqisë që të bindë Hamasin të negociojë paqen me Izraelin, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Gjatë vizitës sonë në Shtetet e Bashkuara dhe në bisedën tonë të fundit telefonike, ai na kërkoi qartë të takohemi me Hamasin dhe ta bindim atë,” u shpreh Erdogan para gazetarëve, sipas njoftimit nga presidenca turke. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilluan të premten e kaluar një telefonatë të iniciuar nga SHBA-të, me fokus situatën në Rripin e Gazës dhe marrëdhëniet dypalëshe. Ky komunikim vjen vetëm tetë ditë pas takimit të tyre të fundit më 25 shtator, gjatë një vizite zyrtare të presidentit turk në Uashington. Sipas deklaratës...