Maxhoranca bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Nuk doni debat, keni frikë nga e vërteta

Maxhoranca bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Nuk doni debat, keni frikë nga e vërteta

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zbulon se Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës  kërkesën e PD-së për interpelancën urgjente me kryeministrin lidhur me fondet e IPARD, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Githashtu nuk është hedhur në votim kërkesa e PD-së për mocion. “Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë...