Homazhet për Astrit Kalanë, Ulsi Manja: Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet

Homazhet për Astrit Kalanë, Ulsi Manja: Drejtësia ka humbur një gjyqtar me integritet

Ulsi Manja TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, mori pjesë në homazhet që po zhvillohen në nderim të firgurës së gjyqtarit Astrit Kalaja. Pasi i dha nderimet e fundit mikut të tij të vjetër, Manja është shprehur për mediat se drejtësia humbi një gjyqtar me integritet, teksa kujtoi kohën kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa Manja drejtonte Prokurorinë.  “Jam këtu për t’i dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësië në ditë të vështira. Në vitet 2002-2007, kur Kalaja ishte gjyqtar në Shkodër ndërsa unë drejtoja prokurorinë e Shkodrës. Drejtësia ka humbur një gjyqtar me intregritet, njeri model ndërsa ne kemi humbur një shok të mirë. Ngjarja është tronditëse, kam deklaruar se...