“Lufta hibride po ndodh në qiellin tonë”, Von der Leyen: Do të ngremë murin anti-dronë në lindje të BE

“Lufta hibride po ndodh në qiellin tonë”, Von der Leyen: Do të ngremë murin anti-dronë në lindje të BE

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen foli me tone dramatike në lidhje me incidentet e fundit të fluturimeve me dronë mbi aeroportet e vendeve të BE-së që i shtynë autoritetet të vazhdonin me izolimin e përkohshëm. Nga foltorja e Parlamentit Europian në Strasburg, Von der Leyen prezantoi planin e Komisionit për sigurinë e Europës përballë asaj që ajo e përshkroi si një luftë hibride e vazhdueshme. “Diçka e re dhe e rrezikshme po ndodh në qiellin tonë. Vetëm në dy javët e fundit, avionët luftarakë MiG kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë dhe dronët kanë fluturuar mbi vende kritike në Belgjikë, Poloni, Rumani, Danimarkë dhe Gjermani. Mos u gaboni, kjo është pjesë e një modeli shqetësues të kërcënimeve në rritje në të gjithë...