New York Times plas “bombën” për Edi Ramën, në 16 faqe të dosjes “McGonigal” kryeministri shqiptar përmendet 13 herë

New York Times plas “bombën” për Edi Ramën, në 16 faqe të dosjes “McGonigal” kryeministri shqiptar përmendet 13 herë

Gazeta amerikane “New York Times” rikthen vëmendjen te një nga aferat më të ndërlikuara të korrupsionit ndërkombëtar që lidhet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Shkak për ripublikimin e historisë është vizita e papritur në Tiranë e kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, vetëm një javë para se të lërë detyrën. Sipas gazetës, Adams u ftua nga vetë kryeministri Rama dhe do të zhvillojë takime me të dhe kabinetin e tij, ndërkohë që aktakuzat federale kundër McGonigal për korrupsion e përmendin Ramën 13 herë në një dokument 16-faqësh, duke e nxjerrë qartë në rolin e një figure kyçe në një skandal ndërkombëtar. Nga Dana Rubinstein dhe William K. Rashbaum, NEW YORK TIMES Me pak më shumë se një duzinë javësh...