Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ramaforma, që e vrau drejtësinë!
Nga Petrit Vasili Ngjarja tragjike ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja është epilogu i Reformës së turpshme në drejtësi. Reforma në drejtësi, që u kap dhe u zhbë në çdo element të saj dhe u shndërrua në Ramaformë po prodhon pasojat e saja të tmerrshme imediate dhe afatgjata. Sot mund të thuhet me plot gojën se sistemi i drejtësisë është rrënuar në çdo element thelbësor por edhe në ato me të thjeshtat dhe me baziket. Dhjetëra mijëra dosje, kapja politike e hapur dhe e dhunshme, mbingarkesa tronditëse e gjyqtarëve, aksesi shumë i vështirësuar nga harta e re e gjyqësorit, kohëzgjatja e frikshme për të marrë drejtësi, infrastruktura mizerabël janë vetëm disa elementë të sistemit tashmë të shkatërruar të drejtësisë. E shndërruar thjesht në një instrument...