Familjarë, kolegë e politikanë në homazhet për gjykatësin e vrarë , Rama shoqërohet nga Lamallari

Familjarë, kolegë e politikanë në homazhet për gjykatësin e vrarë , Rama shoqërohet nga Lamallari

Në Pallatin e Kongereseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e gjyqit. Familjarë, kolegë e politikanë po i japin lamtumirën e fundit gjykatësit të Apelit. Homazhet do të zgjasin deri në orën 11:00, ndërsa në orën 16:00 është parashikuar edhe funerali, që do të zhvillohet në Shkodër, shkruan A2 CNN. Në homazhe morën pjesë Kryeministri Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, deputeti i PD dhe ish-prokurori Arjan Ndoja dhe të tjerë. Kalaja u vra në sallën e gjyqit ditën e hënë, pasi po jepte një vendim për një çështje pronësie. Për ngjarjen u arrestua Elvis Shkambi, 30 vjeç, i cili ishte pjesë në proces. Ai gjithashtu plagosi Rakip dhe Elvis...