Shembja e ndërtesës gjashtëkatëshe në Madrid, 2 viktima dhe 10 të plagosur, 2 të tjerë mbeten të zhdukur

Shembja e ndërtesës gjashtëkatëshe në Madrid, 2 viktima dhe 10 të plagosur, 2 të tjerë mbeten të zhdukur

Dy trupa u gjetën të martën në mbrëmje në rrënojat e një ndërtese shumëkatëshe në rikonstruksion në qendër të Madridit që u shemb në mesditë, njoftoi kryebashkiaku i kryeqytetit spanjoll, duke sqaruar se dy persona të tjerë ende rezultojnë të zhdukur. “Trupi i njërit prej katër personave të zhdukur u gjet dhe u nxor nga ndërtesa, një person tjetër që gjithashtu rezultoi i zhdukur u gjet i vdekur brenda ndërtesës, ka ende dy persona që nuk janë gjetur”, shpjegoi José Luis Martínez Almeida për shtypin spanjoll rreth orës, ndërsa kishin kaluar rreth dhjetë orë nga ngjarja tragjike. Kryebashkiaku raportoi se trupi i parë i nxjerrë nga rrënojat e pronës ishte ai i një burri. “Deri më tani nuk e dimë me siguri nëse i dyti...