Nxiste 13-vjeçarin për të vjedhur, arrestohet i riu në Tiranë

Nxiste 13-vjeçarin për të vjedhur, arrestohet i riu në Tiranë

Është identifikuar dhe arrestuar një 23-vjeçar, i cili dyshohet se nxiste një 13-vjeçar për të vjedhur. Uniformat blu bëjnë me dije se janë proceduar tre persona, i mituri që vidhte, dhe dy persona të tjerë, që blinin produktet e vjedhura. Sakaq janë sekuestruar 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura. Njoftimi: Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar që nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur. Vihen në hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura. Sekuestrohen 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura. Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”,...