Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon ashpër Spiropali: E turpshme glorifikimi i agresorit. Kjo nuk është Shqipëria Europiane
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër lidhur me mënyrën se si një pjesë e opinionit publik dhe mediave kanë trajtuar ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një postim në rrjetin social Facebook, Spiropali dënon përpjekjet për të justifikuar aktin barbar dhe për të glorifikuar agresorin, ndërsa i bën thirrje për reflektim shoqërisë dhe institucioneve mbi mënyrën si trajtohen viktimat dhe etika në hapësirën publike e digjitale. Ajo kërkon masa ligjore për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, duke theksuar se kjo nuk është Shqipëria Europiane për të cilën po negociojmë me Bashkimin Europian. Reagimi: Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga...