Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Spiropali reagon ashpër kundër komenteve negative në rrjet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: E turpshme!
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj komenteve negative në rrjet kundër gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e Gjykatës së Apelit. Spiropali shkruan se urrejtja mbi viktimat dhe tentativat për të justifikuar vrasësin për kryerjen e veprimeve ekstreme nuk është imazhi i Shqipërisë Europiane. “Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lumë komentesh të neveritshme në adresë të viktimës. Po aq indinjuese është edhe tentativa për të justifikuar vrasësin për veprimin ekstrem që mori një jetë njeriu dhe lëndoi dy të tjerë. Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve duke shfrytëzuar lirinë për të shkruar e komentuar në hapësirën...