Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nga deputete në kandidate e socialistëve për bashkinë e Vlorës, Mersini: Të jesh përfaqësuese e këtij qyteti është…
Brunilda Mersini, e cila aktualisht është deputete e Partisë Socialiste, e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas përzgjedhjes së saj për të qenë kandidate për kryebashkiake të Vlorës. “Të kandidoja për të përfaqësuar qytetin tim si deputete ishte një nga vendimet më të rëndësishme të jetës sime. Ishte një thirrje për t’i shërbyer komunitetit me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri. Me mirënjohje dhe me ndjesinë e thellë të përgjegjësisë, sot më besohet kandidatura për Kryetare të Bashkisë së Vlorës. Ky nuk është një udhëtim ambicieje personale, por një angazhim i thellë për të dëgjuar çdo zë, për të ndërtuar ura bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë qytetit tonë. Çdo takim me ju, që më besuat në...