Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri
Qeveria paguan faturën e vizitës “pa protokoll” të Eric Adams në Shqipëri Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams po udhëton me helikopter ushtarak dhe me shpenzimet e qeverisë nëpër Shqipëri, ndërkohë që kryeministria nuk bën publike arsyet e vizitës së tij. Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtrisë shqiptare në qytetin e Vlorës dhe më pas u akomodua në vilën qeveritare në bregdet, ndërsa qeveria shqiptare nuk bëri asnjë njoftim mbi vizitën e tij në Shqipëri. Vetë Adams njoftoi në platformën X udhëtimin, duke përfshirë foto me kryeministrin Edi Rama dhe disa biznesmenë të rinj. “Diskutuam lulëzimin e komunitetit shqiptar në qytetin e New York dhe se si ne mund të zhvillojmë marrëdhënie të...