Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mbajtën bisedime indirekte në përvjetorin e dytë të luftës. “Ne jemi afër që të arrijmë një marrëveshje në Lindjen e Mesme që do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale teksa u takua me kryeministrin kanadez, Mark Carney. Trump tha se negociatorët amerikanë janë përfshirë në bisedimet që po mbahen në Egjipt. Shtëpia e Bardhë tha të hënën se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndëri i presidentit, Jared Kushner do të luajnë rol në këto...