Palestinezi nga Gaza flet shqip: Plani i paqes nuk po funksionon, kemi 2 vite pa ngrënë…. (VIDEO)

Palestinezi nga Gaza flet shqip: Plani i paqes nuk po funksionon, kemi 2 vite pa ngrënë…. (VIDEO)

Abdalla Jaber, një palestinez që jeton në Gaza dhe që ka mësuar të flasë shqip, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Report Tv ku tregon situatën e luftës aty.  Intervista është regjistruar një ditë më parë (6 tetor 2025), kur kishte hyrë në fuqi ndalimi i sulmeve sipas planit të paqes të prezantuar nga Presidenti amerikan Donald Trump.  Por Abdalla Jaber thotë se plani i paqes deri në atë moment nuk po funksionon, pasi bombardimet e Izraelit në Gaza po vazhdojnë.  Ai së bashku me familjen e tij jetojnë në çadra të ngritura në një zonë në Gaza që aktualisht nuk rrezikohet nga sulmet izraelite.  “Përshëndetje nga Gaza. Jemi në këtë kamp më shumë se 1 muaj. Kur kanë filluar sulmet në Gaza brenda në qytet, kjo çadra ishte në një pallat në katin...