Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
8 plumba drejt biznesmenit italian! Pranga autorit shqiptar dhe 7 të tjerëve, polici drejtonte trafikun e drogës
FOTO ILUSTRUESE ITALI-Tetë persona, përfshirë një oficer policie dhe një shtetas shqiptar, janë arrestuar në Itali për një sërë veprash penale, si trafikim droge, falsifikime, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasjeje dhe komplot kriminal. Sipas hetimit të zhvilluar nga shteti fqinj, shqiptari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është autori i dyshuar kryesor i tentativës së vrasjes së sipërmarrësit italian, Angelo Ferrandi më 1 mars 2024, në qytetin Montichiari (Brescia). Viktima u qëllua me tetë plumba, nga të cilët gjashtë e goditën në këmbë, duar dhe bark, ndërsa shpëtoi vetëm pas një ndërhyrjeje të gjatë mjekësore. Hetuesit kanë zbuluar se i dyshuari shqiptar kishte lidhje direkte me një agjent të policisë bashkiake të Desenzano del Garda. Oficeri, i vënë në pranga gjatë aksionit, akuzohet se...