Trump shpresëplotë, Presidenti: Ka gjasa reale për një marrëveshje paqeje në Gazë

Trump shpresëplotë, Presidenti: Ka gjasa reale për një marrëveshje paqeje në Gazë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët nga Izraeli dhe Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, mbajtën bisedime indirekte në përvjetorin e dytë të luftës.  “Ne jemi afër që të arrijmë një marrëveshje në Lindjen e Mesme që do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale teksa u takua me kryeministrin kanadez, Mark Carney.  Trump tha se negociatorët amerikanë janë përfshirë në bisedimet që po mbahen në Egjipt.  Shtëpia e Bardhë tha të hënën se i dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, dhe dhëndëri i presidentit, Jared Kushner do të luajnë rol në këto bisedime.  “Ka gjasa reale që ne mund të bëjmë diçka”, tha Trump.  “Mendoj se ekziston mundësia që ne të mund...