Rumania në alarm të kuq për shkak të reshjeve të shiut, urdhërohet mbyllja e shkollave

Rumania në alarm të kuq për shkak të reshjeve të shiut, urdhërohet mbyllja e shkollave

Autoritetet rumune kanë vendosur të mbyllin shkollat në kryeqytetin rumun, në jug dhe juglindje të vendit nesër, të mërkurën për shkak të reshjeve shumë të dendura që priten nga sonte. “Priten reshje prej 80-100 litra për metër katror, ​​dhe në zona të izoluara sasia e ujit mund të arrijë në 120-140 l/m²”, tha sot Ministria e Mjedisit, duke rekomanduar që qytetarët të shmangin udhëtimet gjatë gjithë periudhës së alarmit. Kryetarët e disa komuniteteve me lartësi të ulët kanë filluar përgatitjen e thasëve me rërë për të parandaluar përmbytjet. “Prioriteti ynë është t’i sigurojmë banorët, t’u themi atyre se nuk janë në rrezik, të sigurohemi që Bukureshti të mos ngecë dhe se nuk ka nxitim për të marrë fëmijët nga shkolla dhe për t’i sjellë në...