Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump mban samit në Shtëpinë e Bardhë për negociatat Izrael-Hamas, familjet e pengjeve kërkojnë Nobel për të
Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi sot një samit në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të lartë të administratës së tij, për t’u informuar mbi zhvillimet e fundit të negociatave që po mbahen në Egjipt mes Izraelit dhe Hamasit. Në takim morën pjesë edhe Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët pritet të nisen drejt Kajros për t’u përfshirë nga afër në bisedime. Sipas burimeve pranë Trump, negociatat po ecin “në drejtimin e duhur”, ndërsa Egjipti, Katari dhe Turqia po luajnë një rol aktiv për të kapërcyer çdo mosmarrëveshje të mbetur. Në të njëjtën kohë, një grup familjesh të pengjeve i janë drejtuar Akademisë Nobel me një letër ku kërkojnë që Presidenti amerikan të vlerësohet me çmimin Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij në drejtim...