Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

Vr*sja e gjyqtarit Kalaja, Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve: Ofrojmë ndihmën tonë

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve (EAJ) ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, presidenti i EAJ, Mikael Sjoberg, ka shprehur ngushëllimet dhe tronditjen e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ofruar gjithashtu mbështetjen e organizatës për kolegët shqiptarë. “Sipas lajmeve, mësuam se një gjyqtar shqiptar është vrarë gjatë ushtrimit të detyrës së tij të hënën. Në emër të Bordit të EAJ, dëshiroj të shpreh ngushëllimet dhe tronditjen tonë për këtë ngjarje tragjike ndaj shoqatës shqiptare. Njëkohësisht, do të donim të dinim nga ju më shumë për atë që ka ndodhur dhe nëse EAJ mund të ofrojë ndonjë ndihmë”, ka shkruar Mikael Sjoberg, president i Shoqatës Evropiane të Gjyqtarëve. Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka...