Operacion i madh antidrogë në Romë, arrestohen 9 persona, përfshirë dy shqiptarë

Operacion i madh antidrogë në Romë, arrestohen 9 persona, përfshirë dy shqiptarë

Policia italiane ka goditur një rrjet të fuqishëm trafikimi droge në kryeqytetin Romë, duke arrestuar të paktën 9 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë. Operacioni u zhvillua në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë Via Massaia, Via Costabella dhe Via di Pietralata. Gjatë kontrolleve, karabinierët sekuestruan sasi të konsiderueshme droge, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe para të gatshme dhe peshore precize për paketimin e drogës. Një 18-vjeçar shqiptar u ndalua në rrugën Gerolamo Cardano me 6 gramë kokainë dhe 810 euro, ndërsa një tjetër shqiptar u kap me 11 gramë kokainë të ndarë në doza dhe 45 euro. Gjithashtu, një nigerian 43-vjeçar tentoi të gëlltiste doza droge gjatë arrestimit; në posedim të tij u gjetën 26 gramë kokainë, 11 gramë heroinë, 1...