Ish-komandanti i Gardës kandidat për kryetar bashkie në Tepelenë

Ish-komandanti i Gardës kandidat për kryetar bashkie në Tepelenë

Gramoz Sako TIRANË- Në 9 nëntor do të mbahen zgjedhjet në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Teksa janë zyrtarizuar kandidatët për garën në Tiranë, emra për postin e kryebashkiakut janë zbuluar edhe në qytetet e tjera.  Njejtë si në Tiranë edhe për Tepelenën, Partia Socialiste ka dalë me një emër surprizë. Konkretisht PS ka vendosur të kandidojë në zgjedhje me Gramoz Sakon për postin e kryetarit të Bashkisë. Emri i tij vjen pas dorëzimit të mandatit të kryetarit të bashkisë nga Tërmet Peçi, i cili u bë deputet.  Sako njihet për karrierën e tij dhjetëvjeçare si Komandant i Gardës së Republikës. Ai dha dorëheqjen në shkurt të vitit 2024. Ai ka kaluar procesin e Vetingut në vitin 2020, ndërsa rezulton të ketë një karrierë të gjatë në fushën ushtarake. Fillimisht...