Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Goditet grupi i narkotrafikut në Romë, 9 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
Kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, një ‘menu’ e pasur për tregun e përdoruesve në Romë. Policia italiane ka goditur organizatën e trafikut, që kontrollonte një pjesë të mirë të territorit në kryeqytetin e vendit fqinj. Të paktën 9 persona janë arrestuar gjatë operacionit të karabinierëve dhe prokurorisë, në goditje të ndara. Në rrugën Gerolamo Cardano, karabinierët e stacionit të Porta Portese arrestuan një 18-vjeçar shqiptar. I ndaluar ndërsa drejtonte një makinë me qira, i riu u përpoq t’i shmangej një kontrolli duke fshehur shtatë pako që përmbanin gjashtë gramë kokainë dhe 810 euro para të gatshme në të brendshme, por u zbulua shpejt. Një fat i ngjashëm i ndodhi edhe një tjetër të riu shqiptar, i ndaluar nga njësia e patrullës ndërsa po drejtonte një...