Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Publikohen pamjet, ja momenti kur qëllohet me armë zyrtari i BDI-së (Video)
Publikohen pamjet nga atentati me armë zjarri që ndodhi sot para ndërtesës së Komunës së Kumanovës, ku u plagos funksionari i BDI-së dhe bartësi i listës së koalicionit AKI në Likovë, Zekirija Shaini. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:54, ndërsa Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton rastin dhe është në kërkim të autorëve, ndërsa pamjet janë postuar nga Tv21, në rrjetet sociale.