Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çmimi i energjisë mund të ulet sërish, kreu i ERE: Varet nga performanca e OSHEE
Në komisionin parlamentar e Burimeve Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u prezantua këtë të martë raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë, ku përmes shifrave, kreu i ERE, Petrit Ahmeti tha se humbjet në rrjet janë ulur ndjeshëm, si dhe janë reduktuar ndërprerjet e energjisë. Kreu i ERE-s u pyet nga deputetët edhe për vendimin për të ulur çmimin e energjisë elektrike, ku nuk përjashtoi mundësinë e një tjetër rishikimi. “Hapi që u bë për uljen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjar ishte rezultat i një vijueshmërie të situatës të sektorit elektro-energjetik, dhe situatës së konsumit të energjisë elektrike por edhe disiplinimit të pagesave të faturës së energjisë. Nuk përjashtohet asnjë lloj mundësie që edhe në vazhdimësi në funksion të performancës që ka kompania në...