Orban: Hungaria nuk është e detyruar të votojë pro për anëtarësimin e Kievit në BE

Orban: Hungaria nuk është e detyruar të votojë pro për anëtarësimin e Kievit në BE

Kryeministri hungarez, Viktor Orban thotë se Hungaria nuk ka asnjë detyrim moral që të mbështesë pranimin e Ukrainës në BE. “Me gjithë respektin e duhur, Hungaria nuk ka asnjë detyrim moral për të mbështetur pranimin e Ukrainës në BE. Asnjë vend nuk ka përdorur kurrë shantazh për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe kjo nuk do të ndodhë as këtë herë. Traktati për Bashkimin Evropian nuk lë vend për paqartësi: pranimi vendoset nga shtetet anëtare, unanimisht”, deklaroi kryeministri hungarez. Më pas adreson akuza ndaj Zelenskyt: “Me sa duket, Presidenti Zelensky dëshiron të vendosë se çfarë është më e mira për hungarezët. Ai po përdor përsëri taktikën e tij të zakonshme të shantazhit moral për të ushtruar presion mbi vendet që të mbështesin përpjekjet e tij...