Vrasja e magjistratit/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Na thoni çfarë ndodhi dhe si mund t’ju ndihmojmë

Vrasja e magjistratit/ Shoqata Europiane e Gjyqtarëve: Na thoni çfarë ndodhi dhe si mund t’ju ndihmojmë

Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ka reaguar këtë të martë, lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, më 6 tetor, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja pas një seance gjyqësore.  “Në lajme zbuluam se një gjyqtar shqiptar ishte vrarë gjatë detyrës të hënën. Në emër të Bordit të Shoqatës europiane të Gjyqtarëve do të doja të shprehja simpatinë dhe tmerrin mbi incidentin tragjik për shoqatën në Shqipëri.  Në të njëjtën kohë do të donim të bënim nga ju çfarë ndodhi dhe çfarë Shoqata Europiane e Gjyqtarëve mund të bëjë që t’ju ndihmojë.”, thuhet në reagimin zyrtar të firmosur nga presidenti i shoqatës Mikael Sjoberg.  Gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba ditën e djeshme, më 6 tetor, brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë, pasi dha vendimin...