Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spanjë/ Shembet godina gjashtëkatëshe, të paktën tre të plagosur dhe të bllokuar në rrënoja
Një ndërtesë gjashtëkatëshe u shemb në qendër të Madridit, ndërsa policia spanjolle tha se të paktën katër persona mbetën të bllokuar dhe një person i plagosur rëndë u dërgua në spital me ambulancë. Një ekip infermierësh ndodhej në vendngjarje dhe trajtoi tre punëtorë, njëri prej të cilëve u dërgua në spital me këmbë të thyer dhe dy të tjerët me lëndime të lehta, sipas shërbimeve të urgjencës së Madridit. Shërbimet e emergjencës kanë rrethuar zonën dhe po përpiqen të identifikojnë çdo të lënduar dhe të lirojnë ata që kanë mbetur të bllokuar në rrënoja. Një dëshmitar okular tha: “E gjithë ndërtesa është shembur dhe nuk mund të kalojmë dot. Është plot me ambulanca dhe policë dhe nuk po na lejojnë të hyjmë”, shpjegoi ai. Burime...