Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Avokati bën deklaratën e fortë/ Saimir Visha: Gjyqtarin ‘e vrau’ Reforma në Drejtësi, janë rritur dosjet, ka vonesa në vendimmarrje
Avokati Saimir Visha konsideron shkaktar të vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja Reformën në Drejtësi, për të cilën thotë se ka dështuar. Në një intervistë për emisionin Frontline në Report Tv, avokati Visha theksoi se Reforma në Drejtësi ka prodhuar numër të lartë dosjesh nëpër gjykata, e rrjedhimisht vonesa në dhënien e vendimit. “Nëse kjo sagë ka filluar prej 15 vitesh, këtu nuk ka lidhje siguria e gjyqtarit, por ka lidhje reforma në drejtësi. Vrasja tregoi që kjo reformë ka dështuar, është reforma ajo që vrau gjyqtarin. Është vrarë sistemi i drejtësisë, është vrarë pushteti gjyqësor. Nuk e vrau ky autor, e vramë të gjithë ne që heshtëm, jemi fajtorë e gjithë shoqëria. Kemi 9 vite që kemi ngritur zërin dhe askush nuk na dëgjon me vonesa e zbardhjen e...