Serbia vendimtare për Sylvinhon, dueli i të shtunës përcakton edhe të ardhmen e tij te Shqipëria

Serbia vendimtare për Sylvinhon, dueli i të shtunës përcakton edhe të ardhmen e tij te Shqipëria

Shqipëria vijon sot përgatitjet për sfidën vendimtare të kualifikuesve të Botërorit ndaj Serbisë më 11 tetor. Përballja në Leskovac është vendimtare për të provuar kapjen e vendit të dytë që të çon në play-off-et e kualifikimit të mundshëm në Kupën e Botës së vitit 2026. Kuqezinjtë, vetëm fitorja i afron ndjeshëm me vendin e dytë, pasi do të krijonin një distancë sigurie +4 pikë në raport me Serbinë. Barazimi do ta linte gjithçka të hapur deri në fund, por me rrezik të madh për kuqezinjtë, pasi Serbia ka një ndeshje më pak në grup. Silvinjo ka edhe pak ditë në dispozicion për të përgatitur atë që mund të konsiderohet pa diskutim udhëkryqi i karrierës për trajnerin brazilian. Kontrata me Shqipërinë i përfundon në fund të...