Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VËZHGIMI/ Pas katër javëve të shkëlqyera, Elbasani ndalet dhe kërkon rifillim
Me humbjen në Shkodër, e para për këtë sezon, Elbasani ka zbritur nga vendi i parë, duke shkuar në të tretin me dy pikë diferencë ndaj Vllaznisë dhe Egnatias që i parakaluan këtë fundjavë. Në dy sfidat e fundit elbasanasit kanë stonuar paksa me paraqitjet e tyre, fillimisht në barazimin ndaj Teutës dhe më pas humbjen me Vllazninë. Duket se humbi disi ai shkëlqimi i katër javëve të para, por gjithsesi në momentin kur skuadra kishte nevojë për një pauzë të shkurtër që të rimarrë veten, i vjen në ndihmë edhe kalendari, për shkak të pushimit si pasojë e ndeshjeve të Kombëtares. STARTI – Thuhet shpesh se starti i një kampionati është gjithnjë i rëndësishëm, sepse jep idenë edhe të skuadrave që do të pretendojnë këtë...