Tre të arrestuar për gjyqtarin! Në pranga Elvis Shkambi që qëlloi ndaj Astrit Kalasë, xhaxhai i tij dhe roja i sigurisë

Tre të arrestuar për gjyqtarin! Në pranga Elvis Shkambi që qëlloi ndaj Astrit Kalasë, xhaxhai i tij dhe roja i sigurisë

Policia e Tiranës ka arrestuar Elvis Shkambin, xhaxhain e tij Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj në lidhje me ngjarjen shokuese ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy të tjerë, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Në përfundim të seancës Apel, sapo gjyqtari i ndjerë lexoi vendimin. 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri tre herë ndaj gjyqtarit Kalaja pasi lexoi vendimin në lidhje me godinën e ish-Shkollës së Rezervave në lagjen “Skanderbeg”. 30-vjeçari Shkambi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me tre plumba Astrit Kalanë, dy plumba e prekën në kraharor dhe një në pjesën e barkut, plagë që rezultuan fatale për gjyqtarin 60-vjeçar. Në dëshminë e tij përpara hetuesve i riu ka...