Kolapsi i gjykimeve në Apel, KPA zë radhën e emërimeve/ ‘Deri në qershor 2026 na mbani 7 vende bosh, do vijmë me punë aty…’

Kolapsi i gjykimeve në Apel, KPA zë radhën e emërimeve/ ‘Deri në qershor 2026 na mbani 7 vende bosh, do vijmë me punë aty…’

Nga Elton Qyno Në një kohë kur sistemi i Drejtësisë është futur në kolaps të plotë, për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe pirgut të madh të dosjeve Penale-Civile, një bllokim të situatës së emërimeve e kanë krijuar qëllimisht dhe vetë institucionet kushtetuese. Përmes një shkrese të siguruar nga gazetari Syri Elton Qyno që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA Vetting) i ka dërguar një shkresë në 5 Tetor 2022, Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i kërkuar marjen e masave dhe përcaktimin e modaliteteve për emërimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, të 7 gjyqtarëve që veprojnë pranë Komisionit të Posaçëm të Apelit. Para se të vritej me armë zjarri, gjyqtari Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë, përbëhej nga 34 gjyqëtarë, ndërsa sot kanë mbetur në organikën...