Qeveria shton 300 milionë euro taksa të reja mbi naftën, ja çfarë do të ndodhë me çmimin

Qeveria shton 300 milionë euro taksa të reja mbi naftën, ja çfarë do të ndodhë me çmimin

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 300 milionë euro taksa shtesë mbi naftën, për të financuar krijimin e rezervës së sigurisë së karburanteve. Qeveria ka rikthyer projektligjin kontrovers për krijimin e rezervës së sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, të cilin pati tentuar ta miratonte fillimisht në vitin 2018, por më pas e tërhoqi pas kundërshtive publike dhe kostove marramendëse. Drafti i rezervës se karburanteve Drafti i publikuar në portalin e konsultimeve publike detyron mbajtjen e një rezerve kombëtare për karburantet të barabartë me 3 muaj importe ose 2 muaj konsum, cilado prej shifrave është më e madhe. Sipas tabelave të publikuara në relacionin bashkëngjitur ligjit, për vitin 2025 rezerva e detyrueshme e karburanteve do të jetë 240 mijë tonë, e cila në...