Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
”Nuk del i gjallë nga salla kush dënon nipin”, Policia reagon për arrestimin e xhaxhait të Elvisit
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambi ra në pranga pasi intervistës së bujshme që dha pak orë më parë. Ai kërcënoi me vdekje gjyqtarin që do i dënonte nipin. Policia thotë se pas shoqërimit të tij me mbështetjen e forcave Shqiponja është bërë arrestimi dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprat penale ”Kanosja e gjyqtarit” dhe ”Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. “Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari. Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan...