“Po t’jemi bashkë ne të dy”, dëgjojeni duetin e mrekullueshëm Luçie Miloti – Xhevdet Hafizi (Teksti dhe kënga)

“Po t’jemi bashkë ne të dy”, dëgjojeni duetin e mrekullueshëm Luçie Miloti – Xhevdet Hafizi (Teksti dhe kënga)

“Artistja e Merituar” dhe “Mjeshtrja e Madhe” – Luçie Miloti, preku skenën që në moshën 12- vjeçare. Në repertorin e saj artistik numërohen rreth 500 këngë, të cilat këngëtarja i ka performuar në mbarë vendin dhe në skenat e huaja. Luçie Miloti, gjatë karrierës së saj artistike, ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, në fillim si soliste e Filarmonisë Shqiptare dhe në vazhdim si soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”. Ndër interpretimet e shumta të Luçie Milotit, i mrekullueshëm është edhe dueti me këngëtarin e njohur të muzikës popullore qytetare shkodrane, Xhevdet Hafizin, të cilët së bashku e sjellin këngën...