Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Video/ Tronditëse në SHBA, rrëzohet helikopteri mjekësor në Kaliforni, raportohet për të plagosur
Një helikopter mjekësor u rrëzua natën e kaluar në një zonë të ngarkuar të 50th Avenue në Sacramento, Kaliforni, duke plagosur tre persona, sipas operatorit të shërbimit ajror mjekësor. Fatmirësisht, në bord nuk kishte pacientë në momentin e aksidentit. Sipas kryebashkiakut të Sacramentos, Kevin McCarthy, që reagoi përmes një postimi në platformën X, helikopteri u rrëzua pranë 59th Street, në anën lindore të qytetit. “Të mbijetuarit janë dërguar në spital për trajtim”, bëri të ditur ai. Kompania REACH Air Medical Services, e cila operon helikopterin, konfirmoi incidentin dhe tha se po punon për të mbledhur detajet në lidhje me gjendjen e ekuipazhit. “Jemi duke përcaktuar detajet e situatës, si dhe gjendjen e ekuipazhit, të cilët u transportuan në spitalet e zonës,” thuhet në deklaratën e...