Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Nuk e kemi më problemin me ndërtesat e paligjshme”/ Rama: Do luftojmë çdo ditë për të hequr strukturat e përkohshme
Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e konferencës ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane. Në fjalën e tij, Rama u ndal te “lufta” me strukturat e përkohshme që po zënë hapësirat publike. “Të numërosh 54 vende në këtë sallë të vogël e t’i urojmë mirëseardhjen në këtë qytet, që 54 vite më parë ishte një vend krejt i ndryshëm, ku nuk lejohej asnjë makinë private, ku numri i përgjithshëm i makinave që qarkullonin ishin 5 mijë në gjithë vendin. Ku numri i turistëve që vizitonin vendin ishin përafërsisht 2 mijë...