Arrestohet në Rinas një shtetas brazilian i dënuar për vrasje, tentoi të hyjë në Shqipëri

Arrestohet në Rinas një shtetas brazilian i dënuar për vrasje, tentoi të hyjë në Shqipëri

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas brazilian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje në Brazil. Në njoftimin zyrtar thuhet se u ndalua gjatë tentativës për të hyrë në territorin shqiptar 51-vjeçari Alex Fernado Vioti, me banim në Itali. Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet braziliane, pasi është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Goiania në vitin 2023, për veprën penale të vrasjes. Arrestimi u bë në kuadër të kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje të vendit, me fokus ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Interpol Tirana është vënë në kontakt me autoritetet e Interpol Brasilia për të nisur procedurat e ekstradimit së 51-vjeçarit drejt Brazilit.