Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Drejtësia nuk frikësohet’, Gjykata e Elbasanit reagon pas vrasjes së Kalasë: Të forcohen masat e sigurisë
Një ditë pas vrasjes në Gjykatën e Apelit të gjyqtarit Astrit Kalaja, kryetari Gjykatës së Elbasanit Elis Dine ka thirrur në një mbledhje trupën gjykuese të kësaj gjykate. Në këtë takim u diskutua forcimi i masave të sigurisë së aksesit në gjykatë nga palët në proces gjyqësor, publiku dhe grupet e interesit. Ndërsa një pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe shtimi i nënpunësve të sigurisë. Po ashtu në përfundim të kësaj mbledhje, ka pasur edhe një takim me drejtuesit e policisë së këtij qytetit. Ndërsa në fund, Gjykata e Elbasanit thekson se “Drejtësia nuk frikësohet, ajo do të vijojë misionin e saj sublim në dhënien e drejtësisë.”. Njoftimi i Gjykatës Elbasan: Sot më datë 07.10.2025 Kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...