Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Spastrim etnik i serbëve në Kosovë”/ Tirana zyrtare i përgjigjet Serbisë: Historia s’mund të shtrembërohet, i papranueshëm ngatërrimi i rolit të agresorit me viktimën
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së lëshuar nga Ministria e Jashtme e Serbisë, ku pretendoi për ‘spastrim etnik të serbëve në Kosovë’, duke e cilësuar atë një përpjekje për të shtrembëruar historinë dhe për të hedhur hije mbi të ardhmen e rajonit. Pak ditë më parë, diplomacia serbe, duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, foli për spastrim etnik të serbëve nga 1999 e më tej si dhe vazhdimin e ndjekjeve: sulme ndaj kishave serbe, arrestime të drejtuesve të Listës Serbe dhe presione ekonomike që detyrojnë serbët të largohen nga Kosova dhe Metohija”. Në deklaratën zyrtare, Shqipëria hedh poshtë akuzat, duke i quajtur ato të pabaza dhe të mbështetura në një raport të...